FOTO/ Turqi, anija shqiptare “Oriku” ndalon në Egje gomonen me 60 emigrantë...

FOTO/ Turqi, anija shqiptare “Oriku” ndalon në Egje gomonen me 60 emigrantë sirianë

88
0
Shares

Anija e Forcës Detare shqiptare e angazhuar në operacionin e NATO-s në detin Egje për parandalimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian, mëngjesin e sotëm ka identifikuar një gomone me 60 persona në bord e nisur nga brigjet e Sirisë që i ishte drejtuar brigjeve greke.
Ekuipazhi i anijes “Oriku”, sipas detyrave dhe kompetencave që i është caktuar në këtë operacion, njoftoi menjëherë anijen flamurtare FGS Brandenburg, rojet bregdetare turke dhe greke dhe Agjencinë për Ruajtjen e Kufijve të Jashtëm të BE, FRONTEX.
Ekuipazhi i anijes shqiptare “Oriku” ofroi ndihmë deri në mbërritjen e rojës bregdetare turke, e cila mori në dorëzim gomonen dhe personat në bord.
Nga të dhënat e marra nga roja bregdetare turke në përfundim të operacionit, rezultuan se në bordin e gomones ndodheshin 60 persona, nga të cilët 22 fëmijë, 12 gra dhe 26 burra, pjesa me e madhe nga Siria, por mes të cilëve kishte edhe shtetas nga vendet e Afrikës.
Anija “Oriku” merr pjesë që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar në operacionin e NATO-s në detin Egje, dhe aktualisht atje është i dislokuar kontingjenti i tretë i Forcës Detare shqiptare.
emigrante-oriku-1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY