Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të një proçedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Unaza 1”.
Si rezultat i këtij operacioni të realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe i një pune të mirëorganizuar nga efektivat e policisë, u ndaluan shtetaset:
B.T, banuese në Elbasan.
Kjo shtetase dyshohet të ketë konsumuar veprat penale “Shfrytezim prostitucioni”, “Mbajtje ambjentesh per prostitucion” parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.
S.H, banuese në Elbasan
Kjo shtetase dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Ushtrim Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.
Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimatri kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/