Një skandal në përmasa të paimagjinueshme ka shoqëruar vizitën e sotme të kryeministrit Edi Rama në Cakran të Fierit.
Për të mos prishur regjinë e takimit, ku personat që do merrnin certifikatat e legalizimit para kamerave dhe që do të përshëndesnin kryeministrin, ishin përzgjedhur, të tjerët, të njohur si kundërshtarë politikë, janë ndaluar të marrin pjesë në takim. Ndërsa një rast i rëndë, denoncon rrëmbimin nga Policia të një personi dhe shoqërimin e tij me makinë dhe lënien rreth 10 kilometër larg Cakranit, në rrugë nacionale.
Te
DRONI.al, kontaktoi sot nëpërmjet telefonit 55-vjeçari Kapo Tafilaj, nga fshati Hambar, invalid, i njohur si demokrat në gjithë zonën e Cakranit.
Ai denoncoi se si e rrëmbyen 4 policë dhe me makinë e dërguan dhe e lanë në Poçem, rreth 10 kilometër larg nga Cakrani.
Çfarë ju ka ndodhur sot z. Tafilaj?
Pasi mësova se në Cakran do të vinte kryeministri Edi Rama, u nisa të merrja pjesë edhe unë në takim, se kisha edhe disa gjëra për ti thënë. Rrugës, më dalin 4 persona civilë që mu prezantuan si policë. Pa më dhënë asnjë shpjegim, më futën në një makinë dhe dolëm në rrugën nacionale. Kur arritëm në Poçem, pasi morën një telefonatë, më lanë në anë të rrugës dhe u kthyen.
I njihni ju ata policë?
Si fytyrë po.
Si të trajtuan, të thanë ndonjë gjë rrugës?
Nuk më dhanë asnjë sqarim, vetëm më thanë “bëjmë detyrën”. Nuk më keqtrajtuan.
Ju i kërkuar sqarime se me urdhër të kujt po “e bënin këtë detyrë”?
I pyeta por nuk më dhanë sqarime, ndërsa në momenti që më rrëmbyen pashë dy policët të zonës, të plotfuqishmit, Gramozin dhe një tjetër, emri i të cilit nuk më kujtohet, që ju thanë 4 civilëve “merreni këtë”.
Tani ku ndodheni, u kthyet në shtëpi?
Po, po, u ktheva në këmbë.
Por çfarë do ti thoshit kryeministrit, për të cilin policët nuk ju lanë?
Do denoncoja “zaptimin” e fshatit Hambar, që nuk i ka mbetur asnjë metër tokë e lirë dhe se legalizimet që shpërndau sot i përfitojnë të fortët e militantët e PS-së. “Plaç të preftë. Burrë i poshtër. Ke 4 vjet që na gënjen”, do ti thosha.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/