Durrës, arrestohet tmerri i “Benz”-ave, dokumentohen 8 vjedhje

Durrës, arrestohet tmerri i “Benz”-ave, dokumentohen 8 vjedhje

75
0
Shares

Foto Ilustruese

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore disa mujore kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Çelësi”. Për pasojë është vënë në pranga një shtetas, konkretisht shtetësi N. D.
Jo vetëm kaq, por, specialistët për Hetimin e Krimeve në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 8 vjedhjeve automjetesh, kryesisht të markës”Mercedez Benz” të dyshuara të kryera nga shtetasi i mësipërm, në lagjet Nr. 14 dhe 17, Durrës.

Konkretisht

1. Më datë 09.10.2016, në lagjen Nr. 17, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit R. K. 43 vjeç , të cilin e kishte parkuar. Në automjet kishte edhe një telefon celular”I-Phone”dhe 90 000 lekë.
2. Më datë 18.10.2016,  në lagjen Nr. 14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit L. K. 57 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
3. Më datë 13.12.2016,  në lagjen Nr. 18, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit E. L. 39 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
4. Më datë 07.01.2017,  në lagjen Nr. 16, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit Ç. D. 53 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
5. Më datë 28.02.2017,  në lagjen Nr. 14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit E. T. 23 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
6. Më datë 14.03.2017,  në lagjen Nr. 17,  Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz,  në pronësi të shtetasit I. D. 32 vjeç , të cilin e kishte parkuar.
7. Më datë 28.03.2017, në lagjen Nr. 17,1 Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit G. N. 54 vjeç, të cilin e kishte parkuar
8. Më datë 29.03.2017, në lagjen Nr. 17, Durrës, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Volskëagen Caddy,  në pronësi të shtetasit A. B. të cilin e kishte parkuar.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Për shkak të hetimeve nuk japim më shumë shpjegime për ngjarjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/2  të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY