Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës po punojnë për kapjen e shtetasit M.S. 33 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 06.04.2017, rreth orës 21:50, në lagjen Nr.17, Durrës, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasen S.V. e datëlindjes 34 vjeçe.
Për pasojë, e dëmtuara ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 78, 22 dhe 279 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/