Policia e Elbasanit ka dhënë detaje, për sa i përket rrethanave të ngjarjes së sotme në Bradashesh, e cila përfundoi me disa të plagosur.
Mësohet se Policia e Elbasanit mori njoftim se në një lokal në fshatin Bradashesh ka pasur konflikt dhe të shtëna me armë zjarri ndërmjet disa personave.
Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe kanë mbërritur në vendngjarje, si dhe u ngritën pikat e kontrollit.
Policia ka konstatuar se në konflikt ishin përfshirë 4 – 5 persona.
Si pasojë e konfliktit me sende të forta e më pas me armë zjarri janë plagosur tre persona nga këta, dy me armë zjarri e një me sende të forta dhe konkretisht:
K. GJ., është plagosur me armë zjarri
H. C., është plagosur me armë zjarri
A. Gj., është dëmtuar me sende të forta
Këta persona janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti dyshohet të ketë nisur midis A. Gj., dhe H. C.
Personat e përfshirë në konflikt, A. Gj., dhe K. GJ., rezultojnë rezident në Angli.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/