Sigurimi i statusit të azilantit në Angli, dhe prekja e ëndrrës për të fituar lejën e qëndrimin në Angli për fëmijën e tij të mitur, ka detyruar një baba shqiptar, të braktisë djalin mes katër udhëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe të kthehet në Shqipëri.
Shtetasi S.J, baba i tre fëmijëve ka zgjedhur një mënyrë krejt të kundërt me atë që bëjnë shumë shqiptarë për të shkuar në Angli. S.J, ka udhëtuar së bashku me djalin nga Shqipëria në Itali dhe më pas ka shkuar në Francë.
Prej këtij shteti ka udhëtuar me kamion në Angli. Pikërisht në këtë shtet ka lënë djalin e tij mes katër udhëve dhe është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku më pas ka rivendosur kontaktet me të birin, i cili e ka njoftuar se qëndronte në një banesë me një shtetase indiane në Angli dhe se frekuentonte shkollën në këtë shtet.
Pas kësaj bisede shtetasi S.J, ka rënë në qetësi shpirtërore pasi ka mundur të realizojë me sukses ëndrën e tij,për të fituar një leje qëndrimi për djalin në Angli. Mirëpo nuk kanë kaluar shumë kohë dhe autoritet e Mbretërisë së Bashkuar kanë dërguar një material hetimor në prokurorinë e Tiranës, për të kryer verifikime se kujt personi në Shqipëri i përket fëmija i mitur mes katër rrugëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Pas mbërittjes së këtij materiali me letërporosi prokuroria dhe policia e Tiranës, kanë nisur hetimet për ngjarjen. Nga këto hetime ka rezultuar se në datën 20 janar 2015, në orën 13:52, shtetasi S.J së bashku me djalin e tij të mitur kanë dalë nga pika e kalimit kufitar Aeroporti i Rinasit dhe kanë udhëtuar në drejtim të Italisë.
Në datë 29 janar 2015, nga e njëjta pikë kufitare, është kthyer S.J, por pa djalin e tij të mitur me inicial A. Ndërkohë në datën 2 mars 2015 në Mbretërinë e Bashkuar është gjetur një person i ri,i pashoqëruar, i cili nuk ka patur leje dhe as kriteret e duhura për të hyrë në këte shtet.Duke qenë se ishte i mitur, ky person, i cili më pas ka rezultuar se ka qenë A, është lënë në ruajtje të Shërbimit Social të Mbretërisë së Bashkuar. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka njoftuar për këtë fakt organet kompetente shqiptare.
Drejtoria e Policisë për Kufirin dhe Emigracionin ka njoftuar Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Sektori për krimet i kësaj drejtorie i është drejtuar Komisariatit të Policisë Vorë për të kryer veprimet përkatëse.
Dëshmia e babait: Më iku nga hoteli
Oficerët e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Vorë kanë kryer veprimet e para hetimore,duke gjetur vendbanimin e shtetasit me inicialet S.J. Gjatë marrjes në pyetje shtetasi S.J ka deklaruar se kishte dalë jashtë shtetit bashkë me djalin e tij, për të shkuar në Itali, tek daja i të birit, për ta vizituar djalin pasi kishte depresion.
Pasi kishin qëndruar tre ditë, kishin shkuar në Francë, në një hotel emri i të cilit nuk i kujtohej, për të bërë një vizitë më të specializuar. Kishin fjetur një natë në hotel. Kur ishte ngritur në mëngjes, kishte konstatuar se i biri nuk ishte. Punonjësit e hotelit i kishin thënë se një djalë kishte dalë nga hoteli herët në mëngjes.
Pas kësaj S.J ishte kthyer në Itali. Pas tre ditëve, i biri e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë se kishte shkuar në Angli me maune. S.J ka deklaruar se nuk kishte njoftuar policinë në Francë dhe në Itali, pasi nuk dinte gjuhën.
Gjithashtu në Shqipëri nuk kishte bërë kallëzim për shkak se nuk e dinte se duhej bërë. I kishin thënë se kur të kthehej në Shqipëri pa djalin, do ta pyesnin punonjësit e policisë, por kur ishte kthyer nuk i kishin thënë gjë.
Djali me pas e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë se ishte mirë, e kishte marrë në shtëpi një grua me kombësi indiane, e cila ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë. Shkonte në shkollë dhe kishte dalë mirë me mësime.
Nuk kishte asnjë problem në Angli dhe nuk donte të kthehej. Për këtë ngjarje S.J, është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Braktisjes së fëmijës së mitur” dhe është dënuar nga gjykata e Tiranës me 1 milion e 200 mijë lek gjobë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/