Deputetit austriak: Besimi ndaj qeverisë ka rënë, koha për garanci nga një...

Deputetit austriak: Besimi ndaj qeverisë ka rënë, koha për garanci nga një qeveri teknike

62
0
Shares

Cadrën e opozitës, e përshëndeti sot deputeti austriak. Ai u shpreh se besimi daj qeverisë aktuale ka rënë prandaj ka ardhur koha për të ndërtuar një qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira.  Zgjedhjet e lira janë gjithashtu një kusht i domosdoshëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Midis të tjerash deputeti austriak Michael Hammer, tha:
“Zoti Basha më kërkoi që  të vija të tregoja mendimin tim mbi demokracinë dhe zgjedhjet e lira. Në 2011 ishte hera e parë që kam ardhur në Shqipëri, ku kam takuar dhe kryetarin e atëhershëm të PD, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Kam vënë re zhvillimin e Shqipërisë në fusha të ndryshme dhe jam i lumtur ta mirëpresim Shqipërinë drejt BE. Ka qenë një periudhë e mirë për Shqipërinë por do bëhet akoma më mirë me Kryeministër Bashën. Zgjedhjet duhet te jenë të lira dhe të ndershme. Besimi për qeverinë aktuale nuk është aq i madh nga populli kështu që e vetmja zgjidhje për të pasur zgjedhje të lira është ndërtimi i qeverisë teknike. Ne jemi për një Shqipëri europiane, sa më shpejt. Por duhet pasur parasysh që dhe Shqipëria duhet te ndjekë detyra për të qenë pjesë e BE-së sic janë zgjedhjet e lira. Është e rëdësishme të cohet deri në fund reforma e drejtësisë. Unë kam folur shpesh me qeverinë për faktin se lufta kundër korrupsionit  dhe drogës në Shqipëri duhet të jetë shumë ë fortë. Korrupsioni ëshyë një problem europian, jo vetëm ne Shqipëri, por është momenti që ne ta mposhtim atë.
Jam i sigurt që herën tjetër kur të vij në Shqipëri, zoti Lulzim Basha si Kryeministër, do të ketë bërë më të mirën për ju.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY