Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shigjetoi ata që nuk mbështesin kauzën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke theksuar se ata që mbyllin sytë përpara krimit dhe drogës ose janë të papërgjegjshëm ose janë të korruptuar nga paratë e narkomafies shqiptare.
“Droga dhe krimi, krimi dhe droga janë dy arsyet e jashtëzakonshme për kërkesën tonë për zgjidhje të jashtëzakonshme, ndaj kërcënimit të jashtëzakonshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vendimi jonë nuk ndryshon, vetëm qeveri teknike. Miq dhe dashamirës të Shqipërisë që për një arsye, apo arsye tjetër nuk kanë informacionin e plotë me ta duhet të kemi durim, duhet të kemi të hapur rrugën e dialogut mbi këto të zeza që i kanë shkaktuar Shqipërisë me lidhjet qeveritare të krimit. Ka dhe të tjerë që nuk duan të informohen.
Atyre se pavarësisht se nga vijnë dhe çfarë posti mbajnë, ju them se të mbyllësh sytë para krimit dhe drogës, do të thotë se je ose i papërgjegjshëm ose i korruptuar nga paratë e narkomafies shqiptare.
Nuk mund të dorëzohet kauza e zgjedhjeve të lira në duart e atyre që shkaktuan drogën duke sjellë krimin në pushtet, ndaj rruga e vetme është largimi sot një orë e më parë i Edi Ramës nga karrigia kryeministrore dhe hapja e rrugës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë betejë, nuk kanë munguar miqtë e vërtetë të Shqipërisë që i kanë dhënë mbështetje totale kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, luftës pa kompromis kundër drogës dhe korrupsionit. Këta miq kanë folur nga kryeqytetet e tyre.
Dje kryetari i grupit të Forca Italia në senatin italian e tha qartë; mbështetje të plotë për një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh midis të tjerave Basha, sot nga çadra e protestës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/