Tiranë, persona të armatosur lidhin rojet dhe grabisin firmën private

Tiranë, persona të armatosur lidhin rojet dhe grabisin firmën private

53
0
Shares

Një grabitje në një tjetër biznes ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ët sotëm në Tiranë. Mësohet se persona të armatosur, kanë hyrë në ambientet e firmës, kanë neutralizur rojet dhe pasi kanë realizuar grabitjen e sasive të lekëve që gjetën, janë larguar të pa identifikuar ende nga policia.
Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bëjnë të ditur se rreth orës 04:23 të mëngjesit të sotëm, kishte mbërritur një telefonatë tek Nr. 112, nga salla operative e një firme SHPSF-je (polici private), se në Fushë Prezë, te një firmë kanë hyrë 4 persona të armatosur.
Menjëherë janë nisur shërbimet e policisë ku kanë marrë kontakt me rojet e kësaj firme të cilët kanë deklaruar paraprakisht se, katër persona, ku dy prej tyre dyshohet të kenë qenë të armatosur kanë hyrë brenda rrethimit, ku personat e armatosur kanë arritur të neutralizojnë rojet,  ndërkohë që dy personat e tjerë, kanë kontrolluar zyrat e kësaj firme. Këta shtetas kanë arritur të marrin një shumë monetare prej 70.000 lekësh.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY