Një grabitje e mbetur në tentativë ka ndodhur në Tiranë, ndërsa policia tha se ka vënë në pranga një adoleshent. Burime nga policia thanë se grabitja e mbetur në tentativë ka ndodhur në rrugën “Iliria” në Tiranë.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se është arrestuar 16-vjeçari Xh. S., 16 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Iliria“, duke pasur tutat në formë maske në kokë dhe thikë në duar, ka kapur për flokësh dhe ka kërcënuar për t’i marrë lekët, 34-vjeçares me inicialet A. L., e cila po pastronte oborrin e shtëpisë së saj.
Gruaja me inicialet A. L., është rrëzuar në tokë nga tronditja dhe kjo ka bërë që 16-vjeçari i arrestuar më pas, të largohej pa marrë gjë.
Policia tha se në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan katër thika dhe një palë tuta ngjyrë e zezë në formë maske.
Njoftimi i plotë i Policisë
Më datë 05. 04. 2017, u arrestua shtetasi Xh. S., 16 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Iliria“, duke pasur tutat në formë maske në kokë dhe thikë në duar, ka kapur për flokësh dhe ka kërcënuar për t’i marrë lekët, shtetasen A. L., 34 vjeçe, e cila po pastronte oborrin e shtëpisë së saj, por shtetasja A. L., është rrëzuar edhe shtetasi i arrestuar është larguar pa marrë gjë.
Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan katër thika dhe një palë tuta ngjyrë e zezë në formë maske. Parashikuar nga Nenet 139-22 dhe 279/1Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/