Komisioni i Disiplinës së Federatës së Futbollit shqiptar ka dhënë sot një numër vendimesh ndëshkuese në të gjitha kategoritë për ndeshjet e fundjavës.
Vendimet
1.Lojtari i KF “Laçi”, Arbër Shala, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2.Lojtari i KF “Korabi”, Emrush Kaloshi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy ) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3.Zyrtari i KF “Tërbunit”, Oltion Kernaja, për protesta të vazhdueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4..Lojtari i KF “Elbasani”. Jurgen Dosti , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e ofenduar me fjale fyese, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5.Lojtari i KF “Vorës”, Adnad Balliu për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6..Lojtari i KF “Kukësi B”, Fation Bytyci për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7.Lojtari i KF “Gramozi”, Qemal Rumi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8.Lojtari i KF “Delvina”, Andi Gjeci për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.Lojtari i KF “Skrapari”, Edrian Myftari për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10.Lojtari i KF “Delvina”, Armando Selfo për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11.Lojtari i KF “Delvina” Mario Bilo, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.
12.KF “Skrapari” për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të neni 65/3.a të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
13.KF “Lushnja” U-17 për mos paraqitje në ndeshje me KF “Skënderbeu “ U-17, në bazë të nenit 55 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.
14.Zyrtari i KF “Partizani” U-17, Nikolin Çoçlli për protesta të vazhdueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15.KF “Olimpiku” U-17, për përfshirje në lojë të lojtarit Gentjan Noka që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 54 dhe nenit 134 të KDS, dënohet me zbritjen e 3 (tre) pikëve në klasifikim.
16.Lojtari i KF “Olimpiku” U-17. Gentjan Noka, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/