FOTO/ Elbasan, plagosi të dashurin, ekstradohet nga Italia 23-vjeçarja

FOTO/ Elbasan, plagosi të dashurin, ekstradohet nga Italia 23-vjeçarja

52
0
Shares

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e 23-vjeçare së shpallur në kërkim, Manjola Lushnjani.
Ndalimi i saj u bë pas prangosjes dhe ekstradimit nga Italia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 20. 03. 2014, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 88/1 dhe 25 të Kodit Penal.
Katër vite më parë Manjola Lushnjani u shpall në kërkim për shkak se plagosi me thikë të dashurin e saj. Pas kësaj ajo u largua drejt Italisë për tu ndaluar rreth një vit më parë në Sardenja të Italisë nga policia vendase. Gjatë verifikimit të saj u mësua se ajo rezultonte e kërkuar në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY