Kryeministri Edi Rama deklaroi sonte në neës 24 në emisionin “të paekspozuarit” se askush nuk mund ta ndalojë PS të shkojë në zgjedhje duke e shikuar protestën e opozitës se po kërkon të ndalojë partinë e tij të konkurojë.
“PS as nuk e diskuton fare që mund ta ndalojë kush të shkojë në zgjedhje. Kjo është një protestë për të ndaluar PS të shkojë në zgjedhje. Ata që provokuan 1997 janë në cadër, janë atje për një arsye shumë të fortë, zbatimi i reformës në drejtësi, që është një frikë e madhe që i nxit ta shtyjnë vendin drejt një destabilizimi.
Nuk ka katund mediatik që e kthen Shqipërinë një vend të destabilizuar pa qeveri, pa parlament etj”, tha Rama.
Në vijim pronari i ERTV atakoi gazetarët që nuk janë në mbështetje të qeverisë duke i quajtur ata si të anshëm politikisht.
Nderkaq ai komentoi edhe vendimine Ilir Metes duke thene se ai po ben perpjekje per te shtyre PD drejt zgjedhjeve dhe se edhe Meta do te hyje ne zgjedhje, bile edhe PD do te hyje ne zgjedhje sic votoi ndryshimet kushtetuese.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/