Dy nga viktimat dhe personi i tretë që u plagos janë zyrtarë të rëndësishëm të pushteti lokal në Memaliaj.
Luan Bilbili shefi i financës së bashkisë së Memaliajt, Syrja Sina financier i njësisë administrative Qesarakë, ndërsa Erjon Sinani shef i monumenteve të kulturës.
Aksidenti ndodhi rreth orës 17.30 sot pasdite ndërkohë q makina tentoi të shmangë një qen që doli papritur në rrugë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Mogila në afërsi të Memaliaj.
Dy viktimat janë Syrja Sina dhe Luan Bilbili ndërsa Erjon Sinani mbeti i plagosur.
Sipas policise shkaku ka qene humbja e kontrollit te makines nga Sina qe ishte edhe drejtuesi I makines.
Por burime jozyrtare thone se ne momentin e aksidentit nje kafshe shtepiake ka dale ne rruge dhe drejtuesi I mjetit eshte perpjekur ta shmange por ka dale nga rruga.
Dy viktimat mesohet se nuk kane qene te lidhur me rripin e sigurimit ndërkohë që makina nuk ka qenë më shpejtësi shumë të madhe. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/