Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan, kreu i opozitës Lulzim Basha ka shprehur qëndrimin e tij edhe për zgjedhjet e pjesshme në Kavajë. Ai ka deklaruar se do të bllokohet çdo përpjekje për të marrë peng Kavajën apo Shqipërinë nga krimi dhe droga, në të gjitha format dhe mënyrat demokratike të mos bindjes civile.
“Në Kavajë nuk do të ketë zgjedhje! Themeli i bashkëjetesës demokratike është vota e lirë, nëse dhunohet vota e lirë nuk kanë rëndësi as afatet as dekretet as data. Zgjedhjet do pengohen me të gjitha format dhe mënyrat demokratike paqësore dhe evropiane”, u shpreh Basha.
Përballë këmbënguljes së moderatorit të emisionit, se si do të pengohen realizimi i zgjedhjeve në Kavaja apo në 18 qershor, Basha ka bërë të ditur se, “S’dua të ta them sot te si nuk do të ketë zgjedhje në Kavajë dhe në 18 qershor. PD është e vendosur, nuk do të ketë zgjedhje, por vetëm qeveri teknike
Rama sigurisht nuk e pranon se e ka lidhur pushtetin me karrigen. Kavaja do të jetë prova gjenerale se si nuk do të ketë zgjedhje”, u shpreh Basha.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/