Basha: Rama refuzon negociatat për takim por vetëm dy rrugë ka

Basha: Rama refuzon negociatat për takim por vetëm dy rrugë ka

49
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka bërë të ditur sot nga studio e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan se përpjekjet për negociata, për realizimin e në takimi me kreun e mazhorancës Edi Rama po pengohen.
Sipas tij, ai ka mandatar një staf që të negociojë me stafin e Edi Ramës, por nga ana e kryeministrit prej dy ditësh është refuzuar mandatimi i ndonjë personi a stafi të mundshëm për të negociuar.
Lulzim Basha ka ripërsëritur se në këtë takim do të shkojë vetëm dhe për qeveri teknike.
Basha ka bërë tt ditur se në një situatë të tillë, Rama ka vetëm dy rrugë.
“Së pari të ulet në tavolinë dhe të negociojë për modalitetet e qeverisë teknike dhe mandatin e saj.
Së dyti, të përballet me revoltën popullore, e cila pas 48 ditësh protestë nuk ka ndryshuar qëndrim”.
Basha ka bërë të ditur se për këtë takim të mundshëm si dhe për një marrëveshje dypalëshe, nuk ka asnjë negociator apo garant ndërkombëtar ndërkohë që është shprehur i hapur për ndonjë të vetëofruar.
Kreu i PD-së ka bërë të ditur se në rast të pranimit prej Ramës të takimit, ai është i gatshëm të takohet menjëherë.
DRONI.al 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY