Basha: Ja përbërja e qeverisë teknike, në 18 qershor e pamundur për...

Basha: Ja përbërja e qeverisë teknike, në 18 qershor e pamundur për zgjedhje

63
0
Shares

“Në qoftë se Rama nuk pranon të negociojë, nuk pranon qeverinë teknike, absolutisht nuk mund të shkohet në zgjedhje me këtë qeveri”, ka bërë të ditur kreu i PD-së në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan.
“Për ne qeveri teknike do të thotë një qeveri e përbërë nga persona jo publikë dhe jo politikë, me integritet”, ka sqaruar kreu i PD-së
Sipas tij nuk ka kohë për zgjedhje në 18 qershor.
“Në gjykimin tim ka shumë pak kohë për tu përmbushur parametrat që ka shtruar Partia Demokratike. Sa më shumë të rri në zyrë Rama aq më shumë do shtyhen zgjedhjet. Në momentin e parë që përmbysjen objektivat e ngritur nga PD në lidhje me dekriminalizimin, luftën kundër drogës dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do ketë zgjedhje. Data 18 qershor është gati e pamundur” shprehet ai.
Lulzim Basha ka mohuar një koalicioni me Ilir Metën, duke kujtuar se kreu i LSI-së e ka bërë të ditur rreshtimin e tij në koalicion me PS.
“Nuk do të ketë zgjedhje në Kavajë. Ato do ti pengojmë me të gjitha format demokratike”, ju është rikthyer ai zgjedhjeve dhe qëndrimit për zgjedhjet në Kavajë.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY