VENDIMI/Qeveria kompenson dëmet e pashlyera nga përmbytjet në Shkodër

VENDIMI/Qeveria kompenson dëmet e pashlyera nga përmbytjet në Shkodër

45
0
Shares

Qeveria ka vendosur të dëmshpërblejë të gjitha dëmet deri tani të papaguara për përmbytjet e vitit 2011 në Shkodër.

Përmes rishikimit të një vendimi të qeverisë Berisha në vitin 2011, këshilli i Ministrave vendosi sot të fillojë pagesat përmes KESH të atyre detyrimeve që ende figurojnë si borxhi i shtetit ndaj qytetarëve.

Vetëm tre muaj para zhvillimit të zgjedhjeve të pritshme parlamentare qeveria vendosi të shpërndajë diferencën e palikuiduar nga vlera e kompensimit, prej 1 112 303 342 (një miliard e njëqind e dymbëdhjetë milionë e treqind e tre mijë e treqind dyzet e dy) lekësh, që do të rezultojë pas rakordimit të shumave të paekzekutuara ndaj familjeve dhe subjekteve të ndryshme. E gjithë masa e shpërblimit do të paguhet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH, sh.a.)

 

Dëmshpërblimi do të kryhet pas rakordimit me të të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për listën e plotë të familjeve dhe subjekteve të cilat përfitojnë kompensim, në të cilën duhet të evidentohen vlerat fillestare, vlerat e shlyera dhe vlerat e mbetura të detyrimit; të dhënat e shoqërisë OSHEE, sh.a., për listën e plotë të familjeve dhe subjekteve të dëmtuara.

Dëmshpërblimi bazohet në vendimin e qeverisë së vitit 2011 dhe vlerësimin e zyrave të atëhershme për dëmet e shkatuara nga përmbytjet për shkak të shkarkimit të ujërave të hidrocentraleve mbi lumin Drin. Një pjesë e personave apo biznesve ende nuk kishin marrë të plota kompensimin e dëmeve. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY