STUDIMI/ Ngacmimet seksuale në administratën publike, ja shifrat e tre viteve të...

STUDIMI/ Ngacmimet seksuale në administratën publike, ja shifrat e tre viteve të fundit

93
0
Shares

Avokati i Popullit prezantoi sot studimin: “Ngacmimi moral dhe seksual në administratën publike”. Për realizimin e  këtij studimi, Avokati i Popullit angazhoi ekspertë të specializuar, të përzgjedhur në përputhje me legjislacionin në fuqi, përmes financimit të Qeverisë së Mbretërisë së Danimarkës, që asiston prej vitesh institucionin.



Gjatë këtyre pesë viteve Avokati i Popullit ka bërë disa rekomandime drejtuar institucioneve si për ndryshime në Kodin Penal ashtu edhe në Kodin e Punës. Në vitin 2013 u ndërmor nisma e ndryshimeve në Kodin e Punës për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave dhe garancive të individit në vendin e punës, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Këto ndryshime  të propozuara nga Avokati i Popullit u miratuan në vitin 2015, shoqëruar edhe me kalimin e barrës së provës te punëdhënësi për të provuar që veprimet e tij/saj nuk përbënin ngacmim moral e seksual.  
   







“Ne duhet të hedhim dritë mbi këtë zonë gri të administratës publike, por edhe asaj private. Si çdo fenomen tjetër, përpara se ai të trajtohet ka nevojë të njihet. Ne po synojmë me këtë studim të njohim se si është gjendja. Natyrisht pa pretenduar një njohje totale dhe kapilare, por gjithsesi ky është një hap i parë, i cili do të duhet të shoqërohet me veprime konkrete nga institucionet shtetërore, por duhet të ndiqet me po aq seriozitet edhe nga ato institucione shtetërore që monitorojnë bizneset private, në mënyrë që të merren të gjitha masat institucionale dhe organizative për t’u përballur me këtë gjë. Ngacmimi moral është një dhunë, e cila sjell pasoja të pallogaritshme në shëndetin psiqik dhe psikologjik ndaj individit. Ai reflekton edhe dhunën në familje , ndaj marrja e masave për parandalimin dhe ndëshkimin e tij do të ndikojnë pozitivisht edhe në reduktimin e dhunës në familje dhe forcimit të integritetit të gruas”, u shpreh Avokati i Popullit, z. Igli Totozani.

Studimi i kryer nga Qendra LIST, (Legal Information and Study Team) realizoi një analizë krahasimore të kuadrit ligjor dhe institucional shqiptar dhe atij europian. Gjithashtu, ky fenomen u monitorua përmes një pyetësori pilot me punonjësit e administratës publike nëpër ministri, me qëllim krijimin e një pamje më të qartë për situatën reale të ngacmimit moral dhe seksual në administratën publike shqiptare. 
 

Nga sondazhi rezultoi se një pjesë e madhe e punonjësve në administratë kanë njohje të ulët lidhur me ngacmimin moral, por edhe janë ngurrues e kanë frikë të denoncojnë qoftë rastet e ngacmimeve morale, ashtu edhe të atyre seksuale. 
 

Studimi vëren se është shqetësues fakti se deri më tani jurisprudenca e gjykatave në këtë drejtim mungon pothuajse plotësisht. Rastet e ngacmimit seksual janë shumë të pakta, ndërsa ato të ngacmimit moral janë më tepër të lidhura me kërkesat për dëmshpërblim për dëmin moral ose jomaterial. 
 

Aktualisht, legjislacioni shqiptar që trajton drejtpërdrejt çështjet e ngacmimit moral dhe seksual është i kufizuar vetëm në pak akte kryesore siç është Kodi i Punës apo ligji për nëpunësin civil. Mungesa e legjislacionit dytësor apo e atij që quhet “legjislacion i butë” mungon. Kodet e Etikës nëpër institucionet duhet të përmirësohen në këtë drejtim. Shtimi i rregullimit ligjor në akte të tjera dhe detajimi i tij do të kontribuojnë në rritjen e shkallës së njohjes ndaj fenomenit dhe përpjekjeve për parandalimin e tij. Në këtë drejtim, vlen të përmendet edhe mungesa totale dhe e theksuar e trajnimeve jo vetëm të punonjësve, por edhe të titullarëve të institucioneve dhe të institucioneve ligjzbatuese. 
 

Ndërkohë që 

Kodi Penal nuk parashikon ndëshkim për ngacmimin moral, 70% e atyre që iu përgjigjën pyetësorit thanë se ngacmimi moral ndëshkohej nga Kodi Penal. Ky përfundim është tregues i shkallës së ulët të njohjes së situatës reale dhe dhënies së përgjigjeve nisur nga perceptimi dhe gjykimi me atë se si duhet të jetë. Po ashtu, përgjigjet se ngacmimi moral dhe seksual në administratë është në nivele të ulëta është jo vetëm haptazi në kontradiktë me perceptimin dhe përvojën në administratë, por është dhe tregues i ngurrimit dhe frikës për të denoncuar këto fenomene tek autoritetet garantuese dhe tregues i faktit të “dorëzimit” dhe “pranimit” të situatës dhe të viktimizimit. 





 

 


Disa nga statistikat e pyetesorit tregojnë se 


 



         

A
rsyet kryesore të cilat do të frenonin një punonjës administrate të mos e denonconte  ngacmimin seksual dhe atë moral janë 1) pasojat që mund ti vijnë familjes (27.5%), 2) mungesa e besimit tek institucionet publike (20%) dhe 3) përhapja e opinionit të keq në publik (15%). 




 



         

Forma më pak e suksesshme ka qenë ajo e zgjidhjes nëpërmjet rrugës gjyqësore me 7.5%. 




 



         

42.55 deklarojnë se janë informuar nga media rreth ngacmimit moral, 17.5% nga bisedat me miqtë (17.5%) dhe vetëm 10% e të anketuarve deklarojnë se janë informuar nëpërmjet trajnimeve. 




 



         

75% nuk kanë pasur një eksperiencë personale në lidhje me ngacmimin moral në 3 vitet e fundit. 7.5% janë ngacmuar çdo vit në 3 vitet e fundit dhe 17.5% e tyre deklarojnë se janë ngacmuar të paktën 1 herë për të njëjtën periudhë kohore. 







 

 


Disa nga rekomandimet më të rëndësishme që propozohen nga studimi janë   


 


·

                    
Neni 108/a “Ngacmimi seksual” në Kodin Penal duhet të ndryshohet me qëllim përfshirjen në të rasteve kur ngacmimi seksual ndodh prej punëdhënësit, eprorit, kolegut apo të tretit me të cilin viktima ka një status të veçantë varësie ose mes tyre ka një ndërveprim që rrjedh nga marrëdhëniet e punës. 
 


·

     
Në Kodin Penal duhet të shtohet një nen i veçantë për kriminalizimin e ngacmimit moral si kundërvajtje penale. Një pjesë e mirë e vendeve evropiane e kanë përfshirë ngacmimin moral në kodet e tyre penale. 
 


·

        

Sigurimi i statistikave në rang kombëtar,
do të ishte një indikator mjaft i vlefshëm, në vlerësimin e shtrirjes së këtyre fenomeneve dhe për adresimin sa më të plotë të tyre si në legjislacion ashtu dhe në politikbërje
. 
 


·

        

Duhet të rritet ndërgjegjësimi dhe njohja e ngacmimit moral dhe atij seksual në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale.
Ndërtimi i një kulture të respektit në vendin e punës është shumë i rëndësishëm. Ndërgjegjësimi dhe njohja e koncepteve, si dhe njohuritë mbi ngacmimin moral dhe atë seksual, ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme, në shkallë kombëtare dhe atë lokale, në institucionet qendrore dhe ato lokale dhe e njëjta gjë vlen të theksohet dhe për gjykatat. 
 


·

        

Të trajnohen gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët për zbatimin e parimit të barazisë si dhe specifikisht për rastet e ngacmimit moral dhe atij seksual.
Njohja e thellë e legjislacionit në këtë fushë po dhe e praktikave gjyqësore evropiane në këtë aspekt, do t’i shërbente zbatimit më mirë të këtij legjislacioni në Shqipëri.


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY