Shpëtim Idrizi takim me Edi Ramën për 7 pikat

Shpëtim Idrizi takim me Edi Ramën për 7 pikat

64
0
Shares

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi është takuar sot pasdite me Kryeministrin e Rama në vijim të gjetjes së zgjidhjeve të pranueshme për krizën politike në vend dhe mundësinë që zgjedhjet parlamentare të mos mbahen datën e caktuar.

Sipas burimeve të afërta me kreun e PDIU, në fokus të takimit ka qenë propozimi prej 7 pikash i kësaj partie më lidhje me krizën në vend.

Shtatë pikat e propozuara nga PDIU janë:

. Kthimin e Opozitës në Parlament për miratimin e akteve ligjore, që do i hapnin rrugën zbatimit të reformës në drejtësi, përparimit të vendit në integrimin evropian dhe realizimin e disa ndryshimeve në kuadër të legjislacionit zgjedhor dhe masave të tjera, për të siguruar atmosferë të qetë dhe të besueshme, për zgjedhjet e 18 qershorit.

2. Garantimin e rolit të paanshëm në zgjedhje të Policisë së Shtetit.

3. Ndryshimin e sistemit zgjedhor në sistem proporcional me një zonë zgjedhore, për krijimin e mundësive reale për të garuar forcat politike jashtë koalicioneve.

4. Depolitizimin e anëtarëve të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, ose rritjen e numrit të anëtarëve në komisionet e numërimit, me përfaqësues të partive parlamentare

5. Krijimin e një grupi të posaçëm me urdhër administrativ të Prokurorit të Përgjithshëm, krijimin e një “Task Force” prokurorësh të atashuar pranë KQZ-së, e cila ka për detyrë të hetojë në mënyrë urgjente të gjitha sinjalizimet për blerje vote, kërcënim, intimidim, etj. Gjithashtu edhe dërgimin e çështjeve të lidhura me cenimin e procesit zgjedhor brenda 24 orësh në gjykatë, duke ashpërsuar masat për “krimin elektoral”.

6. Ngarkimin e një strukture inxhinierike konsensuale që do të përgatisë në mënyrë urgjente një projekt teknik, për variantet e mundshme të realizimit të numërimit elektronik, apo edhe vlerësimin e mundësive të realizimit të votimit elektronik, nëse ai konsiderohet i sigurt dhe i mundshëm në kohë, në një procedurë të miratuar në mënyrë konsensuale nga të gjitha partitë parlamentare.

7. Thirrjen e tryezës së partive politike parlamentare për fillimin e dialogut, me qëllim miratimin e një kandidature konsensuale si President të Republikës së Shqipërisë.

Nesër do të ketë seancë plenare dhe konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në lidhje me të ardhmen e qeverisë Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY