Rrëfehet Stallone: Kur isha i varfër dhe e shita qenin për të...

Rrëfehet Stallone: Kur isha i varfër dhe e shita qenin për të mbijetuar

75
0
Shares

Është një nga aktorët më të famshëm në botë, por edhe Sylvester Stallone ka kaluar periudha të vështira. Siç ka treguar në Instagram, në 1971 ishte një aktor i ri pa para dhe ndante apartamentin në Neë York me qenin e tij Butkus.
Ishte aq i varfër sa ishte i detyruar të shiste qenin e tij për 40 dollarë. Ia doli ta blinte vetëm disa vite më pas, falë suksesit të Rocky, për 15 mijë dollarë por thotë ai “ia vlente çdo qindarkë”.
Në Instagram, Stallone ka ndarë një fotografi të 1971, në të cilën mban në krahë një këlysh të vogël. Fotografia fsheh një histori që duket se ka dalë nga një film i Hollyëood.
“Ky jam unë me Butkus kur ishte këlysh. Ishim të dy të dobët, të uritur dhe jetonim në një banesë të vjetër pranë metrosë. Aty nuk kishe shumë çfarë të bëje dhe e kalonim kohën së bashku dhe unë fillova të studioj për skenar”, shpjegon ylli i kinematografisë.
Pikërisht në atë banesë, në shoqërinë e mikut të tij me katër këmbë, lindi skenari i “Rocky” i vlerësuar me tre çmime Oscar në 1976. “Kisha besim në shoqërinë e tij dhe me thënë të drejtën ishte ideja e tij, ajo që të shkruante Rocky, por mos ia thoni asnjeriu”.
“Vite më vonë, kur gjërat shkuan më keq, mu desh ta shisja për 40 dollarë, sepse nuk nuk mund të blija për të ngrënë. Pastaj si një mrekulli ia dola të shes skenarin e Rocky dhe munda ta blej. Pronari i ri e dinte që isha i dëshpëruar dhe ma rishiti për 15 mijë dollarë. Ia vlente çdo qindarkë”, përfundon Stallone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY