Droga në zonën e Val di Suza ishte “çështja e tyre”. Një “zinxhir” i përbërë prej 17 personave (italianë, rumunë, shqiptarë dhe marokenë) të cilët u arrestuan në të gdhirë të së mërkurës nga Guardia di Finanza di Susa. Gjatë operacionit financierët kanë sekuestruar 40 llogari bankare dhe kanë kontrolluar 30 shtëpi.
Hetimet nisën në mars të vitit 2014, kur policia arrestoi nje person brenda një lokali të njohur me disa në doza kokainë në xhep.
Përmes audio dhe video përgjimeve, policia ishte në gjendje të rindërtonte menyren dhe dinamiken se si funksiononte grupi i tregtarëve të drogës, por edhe metodat e përdorura për fshehjen e drogës nga furnizuesit.
Në veçanti, pikat e referimit ishin në vende publike, shtylla, madje edhe gurë ku ishin fshehur dozat e drogës.
Në krye të grupit ishte një shqiptar 29 vjecar, rezident në këtë zonë që nga fëmijëria.
Ai mbante kontakte me furnizuesit dhe ne hierarkine e bandes kishte edhe vëllain e tij 23-vjeçar, i cili kishte avantazhin të ishte “PR” i bandes, pra personi qe merrej me personat qe blenin drogen në “Tabata”, lokal i njohur i Sestriere.
“Koka” e grupit jepte udhëzime për transportin e drogës, e cila gjithmonë duhet të ishte në qese plastike të hapura. Pra, për të shmangur kontrollet dhe ngritjen e dyshimeve tek policia. Emrat e tyre ende nuk dihen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/