EMRI/Durrës, arrestohet tmerri i bizneseve, dokumentohen 8 vjedhje

EMRI/Durrës, arrestohet tmerri i bizneseve, dokumentohen 8 vjedhje

57
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi, I cili gjatë natës vidhte kryesisht biznese, dyqane dhe markete. Policia ka dokumentuar me prova 7 vjedhje të bizneseve të dyshuara të kryera nga shetasi I ndaluar dhe vjedhjen e një banese.
Ndalohet personi Marvin(Ardit) Franishta 32 vjeç, banues në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 8 vjedhjeve të dyshuara të kryera nga shtetasi I mësipërm, gjatë tre muajve, konkretisht:
1. Më datë 06.01.2017, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se ka vjedhur biznesin(dyqan)e shtetases R.S. ku ka marrë 10 000 lekë.
2. Më datë 10.01.2017,  në lagjen Nr.17/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin(market)e shtetases E.Ç. ku ka marrë 100 000 lekë.
3. Më datë 24.01.2017,  në lagjen Nr.15,  Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin(market) e shtetasit G.V. ku ka marrë sende të ndryshme me vlerë 50 000 lekë.
4. Më datë 27.01.2017,  në lagjen Nr.7,  Durrës, dyshohet se ka  vjedhur biznesin(market) e shtetases A.N. ku ka marrë sende të ndryshme me vlerë 50 000 lekë.
5. Më datë 03.02.2017, në lagjen Nr.16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin(dyqan) e shtetasit Q.T. ku ka marrë disa paketa cigare dhe 1 000 lekë.
6. Më datë 05.02.2017, në lagjen Nr.8, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin(dyqan) e shtetasit A.M. ku ka marrë sende të ndryshme.
7. Më datë 25.02.2017, në lagjen Nr.18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin(market) dyqanin e shtetases  L.H. ku ka marrë sende të ndryshme me vlerë 130 000 lekë.
8. Më datë 29.03.2017, në lagjen Nr.18/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit E.Sh.

Shtetasi I mësipërm është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY