Policia e Vlorës ka sekuestruar 26 kg lëndë narkotike në një automjet, ndërsa ka arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, M. SH., 21 vjeç, banues në Vlorë.
Mësohets e në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po qarkullonte një automjet i cili dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, menjëherë filloi ndjekja e këtij mjeti derisa u bë i mundur bllokimi i tij në aksin rrugor Vlorë – Babicë e Madhe.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Volksëagen Passat, shërbimet kanë konstatuar të fshehur në bagazh një sasi me lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, e ndarë nëpër 4 thasë sintetikë të futura nëpër qese të zeza plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia bëri arrestimin në flagrancë të personit të mësipërm, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Po punohet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/