Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, kanë bërë të mundur dje arrestimin në flagrancë të:
– F. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”
– A. B., 17 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”
– N. B, 24 vjeç, banues në Tiranë
– E. L, 19 vjeç, banues në Tiranë
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetësja, R. L.
Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen të kanë kryer vjedhje me dhunë në dëm të disa shtetasve, duke vepruar të koordinuar me njëri-tjetrin.
Fillimisht ishte shtetësja R. L. (e shpallur në kërkim) e cila kërkonte ndihmë, të dëmtuarve duke i huazuar telefonin për të bërë një telefonatë më pas bashkëpunëtorët e saj shtetasit e arrestuar ushtronin dhunë fizike ndaj të dëmtuarve dhe më pas i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare, ku më pas largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira
Pas një pune hetimore dhe një sërë veprimesh proçeduriale për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të mëposhtme:
• Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R. M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës “Alfa 5”
• Më datë 23.03.2017, në rrugën “Kasem Shima”, kanë vjedhur shtetasin E. A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Samsung S3” dhe një xhup lëkure
•Më datë 28.03.2017, në “Fushë Mëzes”, kanë vjedhur shtetasin I. T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus”
• Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi “Vorës”, kanë vjedhur shtetasin Xh. L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 4S” dhe 4 mijë Lekë të reja
• Më datë 31.03.2017, kanë vjedhur shtetasin O. H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Doogee” dhe 12 mijë Lekë të reja
• Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës–Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R. Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 6 S plus”
• Më datë 01.04.2017, në rrugën “Sokrat Mio”, kanë vjedhur shtetasin S. M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6”, një varëse, një orë dore, 15 mijë Lekë të reja dhe xhupin
Në cilësinë e provës materiale, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 7 telefona të markave të ndryshme si, iPhone, Doogee, Samsung, Nokia
– Dy xhupa Lekurë
– Një varëse floriri.
– Një automjet i tipit “Fiat”, i marrë me qira
– Katër kuleta të llojeve të ndryshme
Disa prej sendeve të cilat i përkasin shtetasve të dëmtuar, u gjetën të groposura në një shtëpi të braktisur në Kamëz.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 139 e 25 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/