Policia e Dibrës ka arrestuar pronarin e kontenierit me 2 ton kanabis që u zbulua dje nga Policia në Mat. Ai është Andreja Gjinaj nga fshati Rrethë Baz i Matit.
Burimet zyrtare të Policisë Vendore bënë të ditur se strukturat e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në Planin e Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,””Mbi masat që duhen marrë për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave për kultivimin e bimëve narkotike, në sera , tunele, dhe ambiente të tjera”, kanë organizuar grupe kontrolli për këtë qëllim.
Në kuadër të këtyre kontrolleve më datë 02. 04.2 017, në vendin e quajtur “Shullani i Vilës”, në fshatin Rrethë Baz, Mat, policia gjatë kontrollit në një tunel dhe në një kontenier në tokën e marrë me qira nga shtetasit Andrea Gjinaj, janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike e papërpunuar, dega, kërcell e gjethe të bimës narkotike e futur nëpër thasë.
Nga kontrolli i ushtruar në tunel u gjetën dhe u sekuestruan 73 thasë , ndërsa në kontenier u gjetën 139 thasë të mbushur me lëndë narkotike të pa përpunuar.
Gjithashtu po gjatë kontrollit të ushtruar , Policia gjeti në brendësi të kontenierit edhe një armë zjarri kallashinkov.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Andrea Gjinaj, 33 vjeç, banues në fshatin Rrethë Baz, Mat, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, pronari i ligjshëm i tokës shtetasi E. D., 37 vjeç, i cili i ka lëshuar me qira tokën e tij shtetasit të arrestuar.
Vijojnë hetimet në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Mat, për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër të paligjshme.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake dhe municionit” neni 283 e 25 si dhe 278 /1 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/