Ndërron jetë në spital Fançesk Radi

Ndërron jetë në spital Fançesk Radi

61
0
Shares

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeare, kantautori i njohur Francesk Radi.
Radi u shtrua disa ditë më parë në spital, pas problemeve serioze shëndetësore. Ai ishte i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Pas disa ditësh në gjendje të rëndë në spital, pas një hemorragjie cerebrale, kantautori ka humbur jetën.
Ai është bashkëshorti i gazetares së njohur Tefta Radi. Bashkëshortja e tij, por edhe miq e të afërm, artistë, apeluan për ndihmë dhe kujdes nga qeveria.

 

Kush është Françesk Radi

Ai ka kryer Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve në Tiranës.
Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor. Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme.
Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar.
Ishin pikërisht dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972.
Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun. Përmendim këtu këngët “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasëm ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY