FOTO/ Pazari i vjetër te “Pazari i Ri” pa rezultat, pikëpyetje mbi...

FOTO/ Pazari i vjetër te “Pazari i Ri” pa rezultat, pikëpyetje mbi fatin e koalicionit PS – LSI

56
0
Shares

Pas 4 orësh darkë mes kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, duket se dy krerët e koalicionit nuk ka gjetur “gjuhën e përbashkët” për vazhdimin e koalicionit midis tyre.
Darka e cila nisi mbrëmë rreth orës 20:45 në një restorant me prodhime deti tek “Pazari i Ri” në kryeqytet, përfundoi rreth orës 00:45.
I pari që ka dalë nga restoranti në orën 00:47 të mëngjesit të sotëm ka qenë Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkohë që pas tyre (ora 00:55) ambientet e restorantit i kanë lënë kreu i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.
“Gjuha e gjesteve” dekonspiroi aktin që edhe pse ndenjën në shoqërinë e njëri-tjetrit për mbi 4 orë, aleatët “refuzuan” të shfaqen në publik së bashku pas përfundimit të darkës.
Ndërkohë, si Rama e Meta, ashtu edhe bashkëpunëtorët e tyre Veliaj e Vasili nuk kanë preferuar të japin prononcime për mediat duke e lënë ende mister fatin e koalicionit PS – LSI.
ilir meta - petrit vasili, darka pazari ri

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY