Zgjedhjet në Kavajë drejt dështimit, vetëm PS propozon kandidatë për KZAZ-n

Zgjedhjet në Kavajë drejt dështimit, vetëm PS propozon kandidatë për KZAZ-n

51
0
Shares

Data 2 prill (sot) është afati i fundit kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar si datë për dorëzimin e propozimeve të partive politike për anëtarë të KZAZ-së nr. 42, që do të administrojë zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Kavajë. Të drejtën për propozuar anëtarë të KZAZ-së nr. 42, e kanë Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Republikane dhe  Lëvizja Socialiste për Integrim.
Pavarësisht se afati përfundimtar për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të KZAZ-së nr. 42, është ditë e diel, por ditë pune për Administratën e KQZ-së, deri tani këtë detyrim ligjor e ka përmbushur vetëm Partia Socialiste. 
“Mospërmbushja e këtij detyrimi ligjor nga partitë politike sjell si pasojë mos respektimin e afatit ligjor për ngritjen e KZAZ-së nr 42, afat i cili në bazë të nenit 29 pika 6 e Kodit Zgjedhor, është 10 ditë nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme, afat që përkon me datën 3 prill 2017.
Afatet procedurale për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, janë afate të shkurtuara dhe mos respektimi i tyre vështirëson punën  për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor të datës 7 maj. KQZ i bën  apel Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane, të sjellin propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-së nr. 42, Kavajë, brenda datës 3 prill 2017”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY