Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se dje, rreth orës 19:30 në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar një person i plagosur me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta, tre persona të pa njohur, ku njëri nga këta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke e plagosur, në pjesën e legenit, S. Sh. 21 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë, janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë penale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” vepra këto të parashikuara nga nenet 76, 22, 25 e 278 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/