Rama në monologun e radhës betohet: Zgjedhjet do të bëhen pa qeveri...

Rama në monologun e radhës betohet: Zgjedhjet do të bëhen pa qeveri teknike dhe pa opozitë

47
0
Shares

Për kryeministrin Edi Rama, armiku numër një i zgjedhjeve të lira është Partia Demokratike. Duke kujtuar zgjedhjet e vitit 2009 dhe ato të vitit 2011, Rama tha gjatë komunikimit javor, se Partia Demokratike nëpërmjet një KQZ-je të inkriminuar dhe një tufe gjykatësish të korruptuar, i volli fitoren në Tiranë.
“Në memorien tonë janë ende të freskëta gjatë viteve 2009 e 2011. Armiku numër një i zgjedhjeve në Shqipëri, Sali Berisha refuzoi hetimin parlamentar. Na vodhën me një KQZ të inkriminuar dhe me një tufë të gjyqtarësh të korruptuar na vodhën zgjedhjet në Tiranë. Janë nguluar në një çadër tallavaje dhe thonë se do të pengojnë popullin të votojë më 18 qershor. Ku është parë dhe ku është dëgjuar? Është një budallallëk i madh”, u shpreh Rama.
Ai deklaroi se pavarësisht se mazhoranca ka shumicën e cilësuar në Parlament, nuk ka marrë asnjëherë nismë për të bërë ndryshime të njëanshme të Kodit Zgjedhor.
Duke u ndaluar te kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Rama i parashtroi disa pyetje opozitës.
“Për të gjithë ata që kërkojnë të nxjerrin gurin e qeverisë teknike që ka marrë lumin opozitën. Nëse opozita nuk do zgjedhje a është demokratike që të mos bëhen?
Demokracia nuk ndalon askënd të hyjë në zgjedhje dhe nuk detyron askënd kur ata nuk duan. Demokracia nuk është përdhunimi i shumicës nga pakica, prandaj është pluralizëm. Mbase kjo derexhe e Partisë Demokratike nga një alternativë qeverisëse…
Keqardhje për ata që e votojnë, por kurrsesi ata që e drejtojnë. Ne nuk kemi ndërmarrë asnjë nismë për të ndaluar Partinë Demokratike që të vrasë veten.
Aleanca e turpshme elitës së Partisë Demokratike me kastën e korruptuar të gjykatësve dhe prokurorëve, çadra e ngritur është streha e natës së gjatë.
Nuk kemi asnjë opozitë tjetër që të ketë shfaqur në mënyrë panikun nga drejtësia”, u shpreh Rama midis të tjerave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY