Rama “i përvishet” LSI: Sulmet për reformat si kofini para të vjelave,...

Rama “i përvishet” LSI: Sulmet për reformat si kofini para të vjelave, kush bën koalicion me ne të ndjehet i nderuar

60
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe koalicionin me LSI, aleatin në qeverisje. Ai nuk e ka fshur pakënaqësinë e kritikave që ditët e fundit LSI ka intensifikuar ndaj reformave të konsideruara të suksesshme.
“As e kemi diskutuar dhe as do ta diskutojmë deri në çastin që jemi në koalicion. Ka të tjerë ndër ne që e shohin si martesë të ezauruar, disa si mëkat, Arsyet e këtyre përjetimeve janë nga më të ndryshmet, herë të drejta, herë të pajustifikuara. Herë të ekzagjeruar, herë të sajuara. Jashtë nesh e quajnë një marrëveshje për pushte, e ngjyrosin sipas ngjyrave të portaleve, sa për mua cilësia e këtij partneritet nuk matet as me sasinë e helmit, ku më shumë hedhin partneritet tanë në ujin helmues. Por matet me atë që duam të bëjmë shtet. Matet me faktet dhe shifrat. Jo me sa rrallë flet dhe sa herë flet dhe me sa qejf i thumbon ministrat tanë. Nuk matet me sa shumë mungojnë ministrat e LSI në Parlament, por matet me të vërtetën. Jemi 3 vjet ditë larg kohës kur arsimi i lartë ishte me diploma pa vlerë. Sulmet e LSI për reformën janë si kofini para të vjelave të reformës”, tha Rama.
Duke ju rikthyer koalicionit, Rama pa dashur të bëjë atë “që lutet”, sfidoi aleatët se ata duhet ët jenë të nderuar që bëjnë koalicion me PS dhe nën udhëheqjen e PS.
“Çdo aleat duhet të jetë i nderuar të bëjë koalicion me ne. Nderi dhe krenaria e çdo partie janë këtu, në koalicionin në udhëheqjen e PS”, vuri theksin Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY