Zamira ka 7 vite që është ndarë nga burri por ka 7 vite pa parë 3 fëmijët e saj. Pas disa ditësh ajo do kryejë një ndërhyrje të vështirë, ndaj sot ka ardhur me shpresën se do t’i shohë me mesazhin nëpërmjet programit “E diela shqiptare”.Ajo rrefeu se si bashkëshorti i saj emigronte për shumë vite jashtë Shqipërisë, dhe kur vinte degjonte fjalë për cështje nderi, derisa një ditë kur u kthye vendosi te ndahej, dhe pak kohë pas kësaj ai krijoi nje familje të re.“Zemra ime asnjë sekondë nuk është larguar nga femijët e mi”, tha Zamira, e cila tha se dëshironte që thjesht ti perqafonte nje herë si për herë të fundit, pasi në datë 16 do kryejë një ndërhyrje kirurgjikale dhe mjekët dyshojnë për të, mbase dhe nuk do ja dalë.Gruaja në rrëfimin e saj rrenqethës ka gjetur forcën edhe për të falenderuar gruan e dytë të ish-bashkëshortit e cila është kujdesur për femijët e saj këto 7 vjet.Përballja e vajzës me nënën ka qenë një goditje tjetër për Zamirën, pasi vajza e ka refuzuar.
‘’Kjo është një zonjë që dikur ka qenë nëna ime. Ne jemi lënduar shumë prej saj. Nuk më ka kërcënuar asnjë. Edhe për të ardhur këtu vendimin e kam marrë vet, as babai nuk më ka penguar’’.
Nëna: Më njohe sapo më pe, unë nuk të njoha. Ke emocione?
Vajza:Shumë
NËna: Do të më përqafosh?
Vajza: Nuk mundem
NËna: Cfarë të pengon?
Vajza: Është dicka që s’dua ta them në sy të të gjithëve.
NËna: Atëherë mund të flasim bashkë.
Vajza: Jo nuk dua të flas, se ti e di vetë një rast që unë të kam parë dhe ti më ke parë, dhe nuk ke folur fare. Mund të kem qenë 10 vjec.
NËna: Unë aq të kam lënë mami, ti aq ke qenë.
Vajza: Nga gjithë kjo unë kam marrë një mesazh, që fëmijës sim unë do i rri gjithnjë pranë, le të përmbyset bota, unë fëmijës tim do i rri gjithmonë pranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/