Identifikohet 35-vjeçari shqiptar, i cili u vra në Athinë. Ai është Ilia Qerim Kulli, nga qyteti i Vlorës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Menidhi të Athinës, ku shqiptari është goditur me dy plumba në koke dhe në kraharor.
Sipas dëshmitareve okulare ai ndodhej në makinën e tij, kur u qëllua. Edhe pse i plagosur rëndë, e ka ngarë makinën për rreth 800 metra dhe pastaj është përplasur para një kafeterie, ku ishte klient i rregullt.
Pikërisht pronari i lokalit e ka marrë me makinën e vet dhe e ka çuar në spital, ku u konstatua se kishte vdekur. Po sipas dëshmitarëve, agresoret ishin dy persona me motor.
Sipas policisë, ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, pasi 35-vjeçari ishte i skeduar për trafik droge. Por, fqinjët kanë deklaruar në polici se viktima merrej me shitblerje makinash të përdorura dhe se nuk ishte aspak problematik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/