Asambleja e PS, Rama: Barcelona, Juventusi…, Juventusi Barcelona…, zgjedhjet nuk shtyhen

Asambleja e PS, Rama: Barcelona, Juventusi…, Juventusi Barcelona…, zgjedhjet nuk shtyhen

54
0
Shares

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij sot, në Asamblenë e PS tha se data e zgjedhjeve nuk do të shtyhet.
“Juventusi do të luajë me Barcelonën, Barcelona do të luajë me Juventusin datat janë caktuar, asnjë njëra dhe as tjetra nuk kërkojnë shtyrjen e datës së ndeshjes. E ftoj PD të marrë shembull nga Barcelona, date e zgjedhjeve nuk shtyhen. Pavarësisht se shanset që Barcelona të kualifikohet janë 50% ndërsa shanset që PD të kualifikohet në 18 qershor janë sa shanset e Saliut që të zëvendësojë Luis Enrikun në fund të sezonit. Çadra është zgjedhja e tyre, në 18 qershor janë zgjedhjet e popullit.
Për ta nga ne ka vetëm një ftesë, dilni nga çadra të ballafaqoheni me popullin, pse prisni picën në çadër sepse populli nuk pret dhe në 18 qershor do të bëjë zgjedhjen e tij. në 18 qershor do të mbrojmë votat nga ta që thonë politika është djalli vet”, u shpreh Rama, lojë fjalësh që u shoqëruar me ilaritet e të qeshura nga asambleistët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY