Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka hapur aplikimet për të interesuarit që dëshirojë të kryejnë studime në SHBA.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se ka hapur aplikimet për vitin akademik 2018-2019 për programin Fulbright për studentë të huaj deri në 15 qershor 2017.
Programi Fulbright u jep mundësi profesionistëve të rinj dhe studentëve të diplomuar për të vazhduar studimet pas-universitare në Shtetet e Bashkuara.
Bursat u akordohen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtim në detyrë si në sektorin publik dhe atë privat, si edhe potencial për të sjellë një qasje pozitive në të ardhmen e Shqipërisë, në bazë të një niveli të lartë konkurrence.
Fushat e Studimit
Shkenca natyrore dhe sociale
Agrikulturë
Inxhinieri
Biznes
Ekonomik
Administrim Publik
Administrim Shëndetësor
Letërsi dhe gjuhësi
Psikologji
Bibliotekonomi
Kërkime arsimore
Juridik
Teatër/Balet
Arsim
Gazetari
Kohëzgjatja e grantit
Kjo bursë është e vlefshme për një ose dy vite akademike në një universitet në Shtetet e Bashkuara për të përfituar një diplomë master. Pjesëtarë të familjes mund të lejohen të shoqërojne kandidatin sipas rastit dhe plotësimit të kritereve. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën 2 vjet pas përfundimit të Programit.
Kërkesat për kualifikim
Diplomë universitare me të paktën 4 vite të plota studimi (ose 3+1, 3+2 sipas procesit te Bolonjës);
Minimumi 2 vite eksperiencë profesionale në fushën e studimit;
Aftësi të dukshme drejtuese
Nivel i përshatshëm i gjuhës angleze (580 ose me shumë në provimin e TOEFL) – dhënia e provimit të TOEFL-it nuk është detyrim në momentin e aplikimit;
Kombësi shqiptare
Limiti i moshës: 40
Personat që janë aktualisht të regjistruar në programet e studimit ne Shtetet e Bashkuara, të punësuar, të martuar me shtetas amerikanë, ose që kanë aplikuar për të emigruar, kanë kërkuar azil në shtet tjetër nuk janë të ligjshëm për të aplikuar.
Dispozitat financiare
Bursa e programit Fulbright garanton shkollimin, pagesë mujore për jetesë, libra dhe mjete shkollore, udhëtim vajtje ardhje në institucionin mikpritës. Bursa e programit Fulbright nuk rinovohet.
Procedura e aplikimit
Forma e aplikimit për programin Fulbright duhet plotësuar në mënyre elektronike, këtu.
Aplikimet duhen dërguar jo më vonë se data 15 Qershor 2017.
Aplikimi i plotë përfshin
Formën e aplikimit (gjeneruar nga sistemi online)
Kopje të noterizuar të diplomës universitare dhe listës së notave nga të gjitha institucionet akademike e ndjekura më parë (një kopje)
Tre letra reference
Curriculum Vitae
Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin
Kopje e pasaportës
Kopje të çertifikatave nga kurse të kryera më parë (të vlefshme për fushën e studimit)
Pasi të plotësoni aplikimin online ju duhet ta printoni dhe ta postoni bashkë me dokumentat e tjera plotësuese në adresën e mëposhtme jo më vonë se data 15 Qershor 2017.
Fulbright Program
Public Affairs Office
U. S. Embassy
Rruga Elbasanit, Nr. 103
Tirana
Për informacion të mëtejshëm kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë 04 224-7285, email Fulbrightapplication@state.gov ose faqen tonë në Facebook.
Kujdes: Aplikimet që do të dorëzohen ose postohen pas datës 15 Qershor 2017, apo të dërgohen si dokument Google ose We transfer nuk do të merren në konsideratë!
Për më shumë mud të lexoni edhe …
https://goo.gl/HZCsNY
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/