Kryetari i LSI-së, Ilir Meta deklaroi sot se dekriminalizimi është një cështje që lidhet drejtëpërsëdrejti me kredibilitetin e zgjedhjeve, ndërsa mori pjes ënë një takim me të rinj të LSI në Kucovë.
A do të ketë përzgjedhje të emrave të deputeteve, pasi shumë kanë qenë edhe të përfolur në media.
Ky do të jetë një proces tepër transparent për Lëvizjen Socialiste për Integrim, por është mjaft e rëndësishme që të gjithë forcat politike të shprehin vullnet maksimal për të zbatuar, e jo për të penguar apo zvarritur procesin e dekriminalizimit. Ky është një proces jetik për kredibilitetin e zgjedhjeve të ardhshme, për standardin e këtyre zgjedhjeve, pasi dihet që Parlamenti që po mbyll këtë legjislaturë, këtë mandat, pati probleme të rëndësishme dhe shqetësuese, të cilat shpesh tërhoqën vëmendjen nga çështjet, nga reformat, duke shpenzuar shumë më tepër energji për këto çështjet që nuk i bëjnë nder as politikës, as përfaqësimit të qytetarëve shqiptarë, kështu që LSI është tepër e vendosur për ta zbatuar këtë proces të dekriminalizimit dhe beson dhe shpreson që të gjitha forcat politike ta kuptojnë që një herë e mirë përfaqësimi me persona të papërshtatshëm është një fyerje për qytetarët tanë, por është edhe një dëm për besueshmërinë e politikës në publik.
Cili do të ishte qëndrimi juaj ndaj Bashës për atë çfarë ai ka shprehur nga çadra?
Çadra nuk është një fenomen i ri në Shqipëri, aq më tepër për zgjedhjet. Është një fenomen që ka lindur që në vitin 1994 për herë të parë në Shqipërinë paspluraliste, ku në zgjedhjet e pjesshme të Libofshës u përdor shteti dhe policia për të deformuar dhe manipuluar procesin zgjedhor, një deformim dhe manipulim që u përshkallëzua edhe në zgjedhjet e mëpasshme dhe në përgjithësi në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri kemi pasur procese zgjedhore mjaft të tensionuara, të deformuara. Të mos harrojmë që në zgjedhjet e fundit në vitin 2013, KQZ-ja ishte 4 me 0 në favor të shumicës, natyrisht që kjo nuk pengoi vullnetin e shumicës së qytetarëve për të bërë ndryshimin e duhur, por të gjithë e dinë dhe e mbajnë mend që zgjedhjet u krijuan në një klime tensioni dhe natyrisht përgjegjësine kryesore e kishte Partia Demokratike, në pushtet në atë kohë. Por, kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të pastrojmë një herë e përgjithmonë historinë e zgjedhjeve problematike, nga historia e Shqipërisë, sepse u bënë 26-27 vjet pluralizëm politik dhe qytetarët tanë, sidomos të rinjtë dhe të rejat tona, që kanë lindur shumica pas 90-ës, meritojnë të votojnë në një klimë krejtësisht tjetër, ku të mos diskutohet më barazia dhe shenjtëria e votës dhe është i domosdosshëm dialogu për këtë çështje dhe mundësisht në ditët që vijnë, pasi çdo vonesë na çon në një drejtim të paditur, ndërkohë që ne të gjthe e kemi bërë të qartë që i vetmi drejtim ku duam që Shqipëria të eci është ajo e integrimit evropian.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/