INTERVISTA/Presidenti Nishani: Ja pse Meta mund të bëhet President

INTERVISTA/Presidenti Nishani: Ja pse Meta mund të bëhet President

60
0
Shares

Presidenti Bujar Nishani, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa në “News 24” ka komentuar sot çështjen e shumëdebatuar të dekretimit prej tij të Fatmir Xhafajt si ministër të Brendshëm.

Sot është 1 prilli, shënohen 4 vite koalicion PS-LSI. Çfarë maxhorance keni parë këto 4 vite?

Të jesh president, është gjë e bukur, përgjegjësi e madhe, por ka edhe kufizimet e saj, që të jesh jo thjesht politikisht korrekt, por të jesh serioz edhe të respektosh detyrimin tënd kushtetues. Ndaj do ishte e tepërt nëse fillon e bën gjykime politike për maxhorancën apo për opozitën. Presidenti duhet të jetë një institucion i ftohtë që të jetë i gatshëm për të ofruar zgjidhjet e veta dhe gatishmëritë për zgjidhje. Unë mendoj që qytetarët shqiptarë janë ata që kanë të drejtën absolute për të vlerësuar si ka punuar një maxhorancë dhe se sa e vërtetë është një opozitë.

Po në lidhje me institucionin e Presidentit, ka patur probleme në komunikim?

Une besoj se ka qenë evidente për fatin e keq, ka qenë evidente edhe publike, edhe unë nuk jam munduar qe të fsheh problemet që ka patur aspketin komunikativ sepse nuk do tregohesha i vërtetë në këtë rast. Ka patur probleme që unë mendoj kanë qenë më së shumti të sforcuara edhe artificiale në këndveshtrimin tim, kanë qenë të imponuara nga institucionet e tjera, për arsyen e vetme se është tentuar një kontroll politike edhe mbi institucionin e presidentit të Republikës por unë besoj se ato janë tejkaluar me qëndrimet që ka mbajtur institucioni.

Çfarë suksesesh mund të njihni të kësaj mazhorance dhe çfarë dështimesh?

Le t’ja lemë qytetarëve për të numëruar edhe sukseset edhe dështimet. Une mendoj se ka patur dëshira, ka pasur objektiva, janë ndërmarrë reforma se si janë realizuar se sa të drejta kanë qenë ato hapa që janë ndërmarrë atë le ta vendosin qytetarët pastaj.

7 ditë të plota kanë pritur qytetarët shqiptarë deri në daljen tuaj në konferencë shtypi përsa i përket dekretimit të ministrave të rinj propozuar nga Rama. I shumëpërfolur ishte emri i Xhafajt. Çfarë përjetime keni pasur? U tha se ju do dilnit duke i thënë Jo dekretimit të tij, por ju bëtë të kundërtën pasi nuk ua linte Kushtetuta

Unë nuk dua që të ushqej edhe të bie pre e skenarëve të thashethemnajës politike që krijohet apo edhe të ushqimit që i jepet thashethemnajës, por me background dhe me synime politike. Unë kam strikt detyrën edhe mundësinë dhe hapësirën dhe procedurën që i takon të ndjekë presidenti i Republikës. Pas ardhjes së propozimeve nga ana e kryeministrit kam kërkuar dhe kam pritur informacionin i institucioneve që merren me garantimin e standardeve të sigurise së vendit.

Ishin ministra që emëroheshin për herë të parë në detyrë dhe kërkonin që patjetër institucionet e vendit të verifikonin integritetin e tyre në lidhje me çështjet e sigurisë kombëtare. Dhe ka qenë afati dhe kushteta ndaj e parashikon një afat të tille që presidenti ka pritur të vijnë përgjigjet në lidhje me secilin prej individeve përkates dhe informues. Kanë ardhur ditën që unë kam dalë në konferencën për shtyp. Veç kësaj kam qenë në një shërbim jashtë vendit, por nuk ka qenë i lidhur shërbimi me kohën e konsumuar.

Koha e konsumuar ka qenë vetëm për të verifikuar info në lidhje me secilin prej personave. Une e kam bërë qëndrimin tim publik dhe më duhet të sqaroj edhe një element tjetër, që ka qenë edhe ky një element abuzimi dhe spekulimi. Duke e tentuar ta ndajnë në 2 pjesë qendrimin e Presidentit të Republikës është tentuar të ndahet qëndrimi i presidentit në dekret me qëndrimin e Presidentit në deklaratë. Po ju them që të dyja janë qëndrime presidenciale dhe të parashikuara në kushtetutën e vendit, dekreti është një e drejtë e Presidentit por që kushtetuta nuk ia njeh të drejtën Presidentit për të refuzuar propozimin e kryeministrit për ministra sepse në nenin 92 nuk është i parakshikuar emërimi dhe shkarkimi i ministrit.

Pra e drejta e emërimit të një ministri është e Kryeministrit dhe konfirmimin përfundimtar ia jep parlamenti. Pra dekreti është ushtrim i detyrës së përgjegjësisë që ka Presidenti, deklarata është ushtrim i së drejtës. Kushtetuta ia njeh të drejtën Presidentit t’i adresohet parlamentit në çdo kohë dhe për çdo çështje Presidenti që mendon se është e rëndësishme. Pasi kam bërë dekretimin une i jam adresuar kuvendit në të drejtën që më jep kushtetuta për çështjen e kandidaturës së Ministrit të brendshëm që unë e gjykoja si të papërshtatshme për shkak të rrethanave që asaj dite dhe vazhdojmë të ndodhemi. Pra dekreti ishte një detyrim, deklarata ishte një e drejtë.

Por, përtej konferencës, a ndjeni ju trysni pasi ishin ditë të vështira…

Është shumë e vështirë që sot të demonstrosh se ç’ka brenda qenies njeriu, por po ju them në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë që kam qenë shumë i qetë nuk kam patur asnjë dyzim përveç se pjesës që prisja nga institucionet e shtetit.

Nuk i kam përcjellë vetes as trysninë dhe as presionin. Patjeter që i ndiqja me shumë kujdes zhvillimet politike, opinionet e qytetareve, të njerëzve të medias të gazetarëve të analistëve, por që ditën e parë që kam pranuar të ulem në karrigen e Presidentit të Republikës. Pakti i parë ka qenë pakti me veten dhe pakti me veten është pakti më i vështirë që mund të ketë njeriu por është pakti më i fortë. Ndaj nuk kam patur asnjë presion asnjë komunikim me askënd me asnjë aktor, por ka qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndrimi që unë kam menduar dhe që kam besuar se zbatoj kushtetutën dhe që shpreh edhe mendimin tim politik.

Si rrallëherë në ditën e dekretimit munguan kamerat. Pse munguan kamerat dhe a ka pasur një shtrëngim duarsh mes jush dhe ministrit Xhafaj?

Pa dashur të hyj në debat, që pas ceremonisë së parë kur është betuar e gjithë qeveria, në ceremonitë e tjera në presidencë të pranishme kanë qenë kamerat e presidencës, edhe pjesa e arkivimit të stafit sepse ky është rregull i brendshëm i presidencës në aktivitete te tilla.

Aktiviteti ka qenë tërësisht strikt me çfarë shkruan protokolli i shtetit, dhe presidenti dhe stafi janë të detyruar të ndjekin strikt atë që të shkruar në protokollin e shtetit, dhe mos harrojmë që protokolli i shtetit është ndryshuar pak muaj më parë me një vendim qeverie. Nuk e kam bërë unë ndryshimin e protokollit, ndryshimin e ka bërë qeveria shqiptare e ka bërë Ministria e Jashtme unë kam ndjekur pikë për pikë atë që është shkruar në protokollin e shtetit por po ju them që patjetër në mënyrë në radhë të parë njerëzore por edhe institucionale kam uruar në mënyrë të drejtpërdrejt për sukses edhe punë të gjithë ministrat prezentë. Pastaj si u dha dora, si qëndroi njëri në fotografi dhe si qëndroi tjetri unë besoj se këto nuk janë çështje të cilat i takojnë formatit të presidentit për t’u artikuluar por ka qenë një ceremoni korrekte serioze dhe dinjitoze për shtetitn shqiptar. BalkanWeb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY