Gazetarja franceze i thotë Ramës: Mos po nxisni luftë në rajon

Gazetarja franceze i thotë Ramës: Mos po nxisni luftë në rajon

54
0
Shares

Edi Rama ka dhënë një intervistë për një tv francez në në lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët e Maqedonisë. Gazetarja ka pyetur se përfundimi në të cilin ka arritur Rusia është se Rama po ndez flakën e Shqipërisë së madhe, por në këtë rast shqiptarëve të Maqedonisë iu drejtua si një minoritet në atë shtet.

Ju folët vetë për fuçi baruti, në fakt në Maqedoni ka një krizë politike që po zgjat qysh prej dy vjetësh dhe Rusia ju akuzon se po favorizoni minoritetin shqiptar. A nuk po rindizni ju flakën e Shqipërisë së Madhe, është kjo akuza që ju bëjnë rusët dhe a keni frikë se mos po nxisni rrezikun e një lufte në rajon?

Së pari në Maqedoni nuk ka një minoritet por një entitet shqiptarësh që bashkë me entitetin maqedonas krijojnë shtetin e Maqedonisë. Ka më shumë se 35% shqiptarë në Maqedoni pra nuk është një minoritet dhe e vetmja gjë që shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë është respektimi i marrëveshjes së Ohrit e nënshkruar nën udhëheqjen euroamerikane dhe të gëzojnë liri e të drejta të barabarta si qytetarë.

Kjo është e thjeshtë, s’ka lidhje me Shqipërinë e Madhe sepse ne duam një Europë të madhe dhe jo një Shqipëri të madhe në Europë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY