Kryetarit i LSI-së, Ilir Meta ka lënë të kuptohet sot se politika duhet të punojë në drejtim të zgjedhjeve në mënyrë që fill pas tyre të vijojë me intensitet realizimi i reformave. Natyrisht që flitet për reformën në drejtësi.
Duke folur për tv Ora News ai tha ngerci politik duhet kapërcyer pa shkuar në një drejtim të gabuar dhe të dëmshëm.
Z. Meta një koment për situatën politike që ndodhet veni?
Jemi përpara një momenti të rëndësishëm që është ai i kapërcimit të një ngërçi politik i cili mund të na çojë në një drejtim të gabuar. Ky është shqetësimi kryesor, të ndihmojmë një dialog proaktiv politik që gjithë procesi i zgjedhjeve të ardhshme të hyjë në shinat e normalitetit dhe qytetarët që shqiptarë të votojnë në mënyrë të qetë, të drejtë e të barabartë, dhe vendi të ketë pas këtyre zgjedhjeve një moment të ri të forcimit të institucioneve dhe avancimit të reformave.
Sa i arritshme është ky dialog? Kemi parë që gjatë gjithë këtyre ditëve e keni përsëritur disa herë si LSI, ndërkohë ka një mospajtim ndërmjet PS dhe PD. Ju shqetëson kjo frymë në prag të 18 qershorit?
Padyshim që më shqetëson thellë. Besoj të gjithë ndjejnë një shqetësim. Por sigurisht ky është dhe një detyrim t’i shërbejmë të gjithë dialogut dhe të tregojmë fleksibilitet dhe përgjegjshmëri për interes shumë më të madh sesa i secilit prej nesh dhe çdo force politike që është interesi i qytetarëve shqiptarë dhe i demokracisë dhe të ardhmes së vendit tonë.
E keni një plan si LSI dhe ju si Kryetar Kuvendi që ta zgjidhni në këtë periudhë të shkurtër?
Të gjithë duhet të kontribuojmë sepse bëhet fjalë për një çështje të përbashkët të të gjithëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/