Basha flet për grupin e ri parlamentar: Tri kushtet

Basha flet për grupin e ri parlamentar: Tri kushtet

62
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot nga cadra e opozitës se cfarë kushtesh duhet të përmbushë një kandidat për të qenë deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e ri.

“Është e domosdoshme të marrim përgjegjësitë tona si opozitë demokratike dhe unë ju garantoj që do t’i marrim. Por nuk jemi parti e askujt nëse nuk jemi në radhë të parë parti e të përndjekurve politikë. Padyshim në program, të përndjekurit politikë kanë garacinë se PD se ne do të përmbyllim kaluarin 27-vjeçar, do t’i japim fund harresës dhe projekteve të shtrembërimit së historisë.

Xhelatat e komunizmit nuk duhet të ketë asnjë vend në vendimmarrjen e Republikës së Re, as në krahun e demokratëve as në krahun e socialistëve. Vendi i tyre është në skutat më të zezë të historisë shqiptare.

Tre kritere bazë janë për të qenë deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e ri:

-Dosjet e pastra nga lidhjet me krimin

-Dosjet e pastra nga korrupsioni

-Dosjet e pastra nga e kaluara si bashkëpunëtor apo xhelat i komunizmit”, deklaroi kryetari i PD, Lulzim Basha.

Në vijim Basha theksoi sërish vendosmërinë për të qëndruar në protestë deri sa të përmbushet kërkesa e opozitës për krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje demokratike.

“Asnjë kthim në Parlamentin e Shqipërisë pa u përmbushur kërkesa për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vendosur mos lejojmë përsëritjen e historisë sonë më të keqe kombëtare”, u shpreh Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY