Sot, nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një pune të mirëfilltë hetimore 1-mujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit si dhe falë veprimeve policore të mirorganizuara, është finalizuar me sukses operacioni i radhës i koduar “Stop” .
Si rezultat i tij janë sekuestruar 50 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe janë arrestuar 4 personat
– E. L., 34 vjeç, banues në Krujë
– N. V., 23 vjeç, banues në Tiranë
– Q. K., 23 vjeç, banues në Tiranë
– D. G., 17 vjeç, banues në Tiranë
Policisë i është dashur ti ndjekë të dyshuarit, nga Lezhë deri në Insititutin Bujqësor të Kamzës.
Këta persona janë kapur në flagrancë në Institut Tiranë me mjetin e tyre, ku kishin 3 thasë të mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë totale 50 kg të paketuar gati për shitje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe 3 automjete me të cilat lëviznin të arrestuarit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/