TIRANË/E josh me seks dhe e con ne shtëpi, po cfarë ndodh...

TIRANË/E josh me seks dhe e con ne shtëpi, po cfarë ndodh më pas

123
0
Shares

Një histori paksa e komplikuar dhe e koklavitur ka ndodhur disa ditë më parë në Tiranë, ku Oligerta B., ka joshur seksualisht 30-vjeçarin A.Xh. Ata janë njohur “rastësisht” dhe A.Xh. ka rënë në kurthin e Oligertës, e cila e ka ftuar atë në banesën e saj për të kryer marrëdhënie seksuale, por e gjitha ishte rezultat i një kurthi të mirëmenduar.

A.Xh. më pas e ka denoncuar Oligertën në polici, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se ajo nuk ishte e vetmja organizatore e një plani të detajuar.

Referuar kërkesës për gjykim, i pandehuri Marim L., e pranon faktin se ka qenë ai që i ka kërkuar Oligertës ta marrë në telefon A.Xh., me telefonin e tij, por thekson se kjo histori është bërë për një shumë prej 5 mijë lekësh, që, sipas tij, A.Xh., ia kishte marrë borxh disa kohë më parë.

Nga ana tjetër, Oligerta B. thekson se ka hyrë në histori për të ndihmuar Marimin, i cili i kishte thënë se A.Xh., i kishte marrë lekë borxh. Ajo shpjegon se Marimi e ka kanosur A.Xh., me një thikë, fakt të cilin e ka mësuar nga Marimi, i cili i ka thënë asaj se në momentin që po prisnin A.Xh., të sillte lekët te taksia, ka ardhur një patrullë policie.

Ai i kishte thënë se e kishte hedhur thikën që kishte me vete dhe policisë së Tiranës i kanë thënë se po prisnin një person.

I pandehuri i tretë i dosjes, Edmond S., në fazën e hetimeve ka shpjeguar se bisedën për t’i marrë lekët A.Xh., Oligerta dhe Marimi e kanë bërë fshehtas tij dhe se ai e ka marrë vesh këtë gjë nga Marimi, pasi ata të dy e kishin kryer bisedën, shkruan ‘Panorama’.

Ai pranon se ka qenë prezent në momentin kur A.Xh., ka qenë në shtëpinë e tij bashkë me Oligertën, por thekson se ai u ka kërkuar dhe Marimit dhe kallëzuesit të dilnin nga shtëpia. Ai ndihet thellësisht i penduar, por shpjegon se nuk ka pasur dijeni për shumën e lekëve që i është vënë si gjobë kallëzuesit A.Xh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY