Shpëtim Idrizi kërkon bisedime mes Ramës dhe Bashës, kriza deperton edhe në...

Shpëtim Idrizi kërkon bisedime mes Ramës dhe Bashës, kriza deperton edhe në koalicion

60
0
Shares

Një prej anëtarëve të koalicionit qeveritar ka kërkuar sot që krerët e dy partive më të mëdha politikë PD dhe PS të ulen për të gjetur një zgjidhje për zgjedhjet.

“Ne kërkojmë sot publikisht që të ulet në një tavolinë Rama me Bashën, që ti japin zgjidhje dhe të bëjnë një pakt të madh kombëtar, të cilin ja kemi detyrim qytetarëve të Shqipërisë”, tha kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi gjatë një takimi me strukturat e partisë së tij në Librazhd.

Gjatë fjalës së tij, Shpëtim Idrizi shprehu kryesisht shqetësimet mbi krizën politike që ka mbërthyer vendin. “ Shumë e vështirë është sot që të ulen politikanët shqiptarë bashkë, por po ulen kosovarët me serbët, nderkohë që po bëhen gati partitë politike maqedonase kundër shqiptarëve dhe ne si shqiptarë nuk ulemi dot bashkë me njëri-tjetrin. Ne kemi ftuar dhe po i ftojmë përsëri që të ulet Rama me Bashën dhe të bëjnë një pakt të madh kombëtar që ti hapin rrugën zhvillimit të Shqipërisë. Jo më konfliktualitetit”, tha ia ndërkohë që nuk ëhstë shprehur në lidhje me vendimin e opozitës për të mos hyrë në zgjedhje.

Megjithatë ai ka propozuar një masë për të shmangur vjedhjen dhe blerjen e votave.

“Ne propozojmë që një grup prokurorësh specialë të jetë pranë KQZ-së, në mënyrë që të veprohet urgjentisht në raste të blerjes apo transferimit të votave. Ne nuk pranojmë dot si parti e interesit kombëtar dhe interesit qytetar, që sot shqiptarët të blihen me 5 mijë lekë apo me një thes miell. Nuk pranojmë që sot të blihet dinjiteti i shqiptarëve”, u shpreh z.Idrizi.

Përsa i përket reformës zgjedhore kryetari i PDIU-së theksoi se duhet të ketë një zonë zgjedhore dhe koalicionet të bëhen pas zgjedhjeve.

“Prandaj ne propozojmë që partitë politike të hynë më vete në zgjedhje, të ketë një zonë zgjedhore dhe të kemi një propocional kombëtar. Pse duhet që vetëm partitë e mëdha të kenë numërues dhe kjo krijon tension. Ti depolitizojmë edhe komisionet edhe numëruesit. Në pamundësi për ta bërë këtë gjë, le të shtojmë numëruesit, të jenë prezent të gjitha partitë parlamentare dhe të numërojnë votat e qytetarëve”, tha Idrizi. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY