SHKODËR/Pazaret e drogës, gati për masakër në lokal

SHKODËR/Pazaret e drogës, gati për masakër në lokal

48
0
Shares

Tentativa për vrasje që ndodhi dje në Shkodër ka qenë një sherr për pazaret e drogës. Ndërhyrja e shpejtë e forcave të policisë shmangu përshkallëzimin e konfliktit, duke parandaluar kështu ngjarjen e rëndë në një lokal në lagjen “Qafëhardhi”.

Policia bëri të ditur se është arrestuar Besmir Arrsi, 21 vjeç, banues në Shkodër dhe është shpallur në kërkim shtetasi F.G., 30 vjeç, banues në Shkodër.

Të dy këta shtetas akuzohen për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. Dy personat fillimisht janë futur në lokal dhe kanë nisur që të debatojnë me ata që kishin në objektiv.

Në vetëm pak kohë, debati ka degjeneruar në një konflikt fizik mes tyre. Personi që ka shkuar në lokal, Besmir Arrsi, ka tentuar që të marrë automatikun, por është ndalur nga shtetasit e tjerë me të cilët u konfliktua dhe kanë thirrur policine e cila ka rrethuar menjëherë vendin e ngjarjes dhe fillimisht kanë bërë arrestimin e 21-vjeçarit, i cili ka tentuar t’i largohet policisë. Më pas është bërë edhe sekuestrimi i armës, e cila është braktisur në vetëm pak metra larg lokalit dhe një krehër me 15 fishekë.

Policia në komunikatën për shtyp bën me dije se dyshohet që konflikti ka ardhur për motive të dobëta, ndërsa burime pranë vendngjarjes bëjnë me dije se të rinjtë që u përfshinë në këtë sherr janë konfliktuar pasi ka dyshime se janë prishur për një pazar droge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY