“Përzgjedhja e komisionerëve të vettingut, legjitimitet zero”

“Përzgjedhja e komisionerëve të vettingut, legjitimitet zero”

103
0
Shares

PD ka kundërshtuar sot vijimin në mënyrë antiligjore të procesit të përzgjedhjes së komisonerëve të vettingut pasi kishte dështuar më parë sigurimi i një numri të mjaftueshëm të konkurentëve që plotësonin kriteret.

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi që bashkëdrejtoi edhe komisionin për reformën në drejtësi tha se para pak javesh, vetem 21 aplikante na i plotesonin kriteret per 27 poste dhe procesi u mbyll me deshtim spektakolar.

“Por ja, me pak vullnet politik, Avokati fiks i katerfishoi aplikantet. Edhe orizi per pilaf nuk shton kaq. U dha kohe bashke me qeverine, i ndihmuan te plotesojne dosjet dhe u krye kjo pune”, komenton ai pasi ONM tha se procesi i parë u mbyll me sukses.

“E shihni, tashme ka me shume se 3 kandidate per secilin nga 27 postet e “vitingut”. Siç thoshte Lenini i madh “Ëhere there is the ëill, there is a ëay!” Apo ne dialekt vitingshe, boll te kesh deshire se gjendet zgjidhja.

U fut lista ne “Oficinen e Riparimit te Mjeteve te Ndertimit” dhe u gjet nje zgjidhje. Rikualifikojme ata qe deshtuan sipas ligjit. Nuk e lejon kushtetuta dhe ligji i vitingut, po pse, keto do i pengonin Ramen e te tijte qe te kapin drejtesine? Ku i dihet, humbasin zgjedhjet dhe u duhen çunat dhe gocat!”, ironizon Bylykbashi procesin që kaloi përmes ngecjesh ligjore.

“Tashme, pas kesaj palaçiate ku pa ligj sajohen procedura dhe afate, imagjinoni se çdo te ndodhe ne kete vend per gjera te tjera. Psh. sajojme procedura per te kopsitur zgjedhjet pa opoziten, madje kontrollin e dekriminalizimit ta kalojme me vendim te Kuvendit tek Avokati qe te mos kemi probleme me kandidatet se helbete KQZ nuk e ben si duhet se nuk jane te gjithe te qeverise e dalin lakrat!

Ta themi troç: vendimi i Kuvendit qe sajoi procedura dhe afate eshte pa asnje baze kushtetuese dhe ligjore. Po keshtu jane te gjitha veprimet e Avokatit te Popullit. Per rrjedhoje edhe produkti nuk i shpeton dot ketij fati! Legjitimitet zero!”, përfundon komenti i Bylykbashkit.

Avokati i Popullit që u përfshi në kët procedurë të paligjshme u perzgjodh ne seline e PS, ku kryetar komisioni ishte vete lideri Rama dhe midis te gjitha platformave te konkurenteve per avokat, e tija rezultoi me bindesja, kujon deputeti i PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY