Niko Peleshi shpresëhumbur për vazhdimin e koalicionit: Më e rëndësishme se kontrata...

Niko Peleshi shpresëhumbur për vazhdimin e koalicionit: Më e rëndësishme se kontrata me LSI-në, është kontrata me popullin

51
0
Shares

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ishte sot i pranishëm në Kamenicë të Korçës për inspektimin e punimeve në shkollat e fshatit. Peleshi foli atje pa shumë optimizëm, për gjasat që koalicioni PS-LSI ka të vazhdojë duke thënë se prioritet është transformimi i jetës së shqiptarëve.
“Fakti që ne kemi qeverisur për katër vite me një koalicion me LSI-në dhe po mbyllim këtë mandat do të thotë se koalicioni ka qenë i suksesshëm. Tani po flasim për një kontrate të re por për mendimin tim më e rëndësishme se kontrata mes partive është kontrata me qytetarët dhe votuesit. Ndaj do të përgjigjesha me kënaqësi për çdo pyetje për ofertën apo programin e PS për zgjedhjet e ardhshme. Shqiptarët presin nga ne të vazhdojnë rrugën e transformimit dhe ndryshimit dhe ne jemi të vetëdijshëm për arritjet dhe sfidat të mëdha që vendi ka. Jemi të vetëdijshëm se s’kemi qenë perfekt dhe ka ende plagë të shoqërisë që duhen kuruar por Shqipëria ka hyrë në rrugën e rritjes dhe të ndryshimit. Shqiptarët nuk janë të interesuar për marrëdhëniet mes partive por për programin dhe punët e mëdha të filluara. Ndërtimi i kësaj shkolle për shembull ndryshon jetën e tyre sot dhe të ardhmen nesër. Kjo na shqetëson ne. Parti të tjera apo politikanë duhet ta ndjekin këtë rrugë. Për mua sot dhe deri në ditën e zgjedhjeve është vota e qytetarëve kundrejt programit tonë dhe jo ftesat e hapura mes partive”, tha zëvendëskryeministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY