“Le Temps”/Rama tronditet nga pyetja e gazetarit zviceran për lidhjet e tij...

“Le Temps”/Rama tronditet nga pyetja e gazetarit zviceran për lidhjet e tij me drogën

52
0
Shares

Kryeministri Rama ka mbetur i befasuar sot kur një gazetar zviceran e ka pyetur atë për Dritan Zaganin dhe i ka kujtuar dëshmitë e oficerit shqiptar të antidrogës tek policia zvicerane sipas të cilave edhe Kryeministri Rama është i kapur nga trafikantët.

Rama ka zhvilluar një takim sot në Zvicër, ku ka takuar Presidenten e këtij vendi, Doris Leuthard me të cilën doli në konferencë për shtyp pas takimit.

Fotografia e Edi Rama

Sic shkruan gazeta zvicerane “Le Temps” pyetja e gazetarit ka qenë: “Vizita juaj vjen në një moment kur Zvicra ka dhënë azil politik për herë të parë për një ish-drejtor policie që denoncoi bashkëpunimin e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar me trafikantët e drogës, përfshirë edhe kryeministrin. A ishte kjo temë e bisedimeve me Presidenten Leuthard?”

“Gazetarët qënkan njësoj, si në Zvicër ashtu edhe në Shqipëri. Kjo qenka fantastike”, ka qenë reagimi i Ramës, duke mos iu përgjigjur pyetjes.

Më pas është përgjigjur presidentja zvicerane, e cila ka thënë se temë e diskutimit ka qenë kultivimi i drogës në Shqipëri dhe se mbështet përpjekjet e qeverisë për ta luftuar atë. Droni.al
Fotografia e Edi Rama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY