Dy femra u rrahën njëra me tjetrën në Lushnjë njëra prej të cilave përfundoi në spital.
Një 35-vjeçare ka goditur me dru në kokë motrën e të fejuarit të saj ndërkohë që motivet nuk janë bërë të qarta nga policia.
Burime zyrtare nga policia e Lushnjës bënë me dije se Rudina M., 35 vjeçe, ka goditur në kokë me sende të forta (bastun druri) kunatën, shtetasen E.V, 36 vjeçe, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/